Wednesday, June 2, 2010

CV

CV
Prof.Dr. Fauzi Skenderi
Prof.Dr. Fauzi Skenderi u lind me 15.05.1958 në fshatin Ballisht (Çellopek) të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmën në Tetovë, ndërsa studimet e gjeografisë në FSHMN i përfundoi në Prishtinë në vitin 1983 kur edhe u diplomua. Studimet postdiplomike i kreu në Tiranë në vitin 1999 dhe u magjistrua në temën “Popullsia e Pollogut të Poshtëm”, ndërsa në vitin 2004 me suskes e mbrojti temën e doktoraturës me titull “ Popullsia dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni” në Universitetin e Tiranës, Departamenti i gjeografisë pranë Fakultetit Histori-Filologji. Prof.Dr.Fauzi Skenderi ka punuar si profesor i gjeografisë në shkollën e mesme, ku ka ligjëruar lëndën e gjeografisë, pastaj me 2001 angazhohet ne Universitetin e Tetoves ne Fakultetin Ekonomik ku e ligjeron “Ekonominë e resurseve”, pastaj nje vit me vone angazhohet edhe ne Departamentin e Gjeografise- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore ku i ligjeron lëndët “Gjeografia e vendbanimeve” Gjeografine e popullsise.Në vitin 2004 nga Komisioni Amë për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, kandidati Prof.Dr.Fauzi Skenderi angazhohet professor i rregullt ne Departamentin e Gjeografise-FSHMN, ku vazhdon te punoje-ligjeroje lendet e gjeografise, si Demogjeografia, Gjeografine e Vendbanimeve e keshtu me radhe.Gjatë këtij viti (2009) kandidati është emëruar dhe kryen funksionin e Shefit te Departamentit të Gjeografisë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit Shtetëror të Tetovës ku vazhdon ta kryej te njejtin funksion. Në vitet 1984 - 2004 kandidati ka punuar si profesor i lëndëve të gjeografisë: Gjeografi të përgjithshme, Gjeografi ekonomike, Gjeografi turistike dhe Gjeografi të komunikacionit, në shkollën e mesme "Mosha Pijade" në Tetovë. Në vitet 1996-1999 zgjidhet kordinator për Programin FARE në shkollën e mesme “Mosha Pijade”-Tetovë për paralelet në gjuhën shqipe. Që nga viti 2000 ka qenë ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës (në Fakultetin Ekonomik prej vitit 2000-2003). Në vitin 2001 zgjidhet shef i Departamentit të Gjeografisë në FSHMN- UT. Që nga viti akademik 2003/2004 e këtej është ligjerues i regullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Gjeografisë ku ligjeron edhe sot. Prof.Dr.Fauzi Skenderi ka udhëhequr projekt seminare rreth trajnimit dhe njëkohësisht ka qenë kordinator për Programin FARE (Mësimi interaktiv) Ohër, 10-17.10.1997.
Seminar trajnimi(USAID) për të drejtat e njeriut me theks të posaçëm për të drejtat e fëmijëve-nxënësve shqiptar në Maqedoni), Ohër, 1-4.09.1998.
Seminar trajnimi nga USHT: Bolonja dhe Universiteti, Ohër, 10-12.09.2007.
Seminar trajnimi (USAID) i Projektit: Mësimi kreativ dhe nxënie, Shkup, 13-15.12.2007.
Seminar trajnimi(USAID) i Projektit: Të drejtat sociale, Ohër, 18-20.01.2008.
Simpoziumi i Shoqatës Shqiptare Demografëve të Shqipërisë të mbajtur Tiranë më 27-28.06.1999, punimi shkencor dhe Popullsia e komunës së Tetovës.
Gjithashtu, Prof.Dr. Fauzi Skenderi është anëtar i Shoqatës së Gjeografëve Gjithëkombëtarë me seli në Tiranë; bashkëpunëtor shkencor i Institutit për Studime Gjeografike në Tiranë; bashkëpunëtor shkencor i Enciklopedisë Shqiptare në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Tiranë dhe anëtar i kolegjiumit redaktues të revistës shkencore “Acta Lingua Geographica” me seli në Shkup.
Njohja e punës me kompjuter:
Paketa Ms. Office, Word, Excel, Power point, Acces, Publisher, Outlook, Photoshop, Corel.
Veprimtaria mësimore-shkencore
Prof. dr. Fauzi Skenderi në Departamentin e gjeografisë-FSHMN, pranë Univesitetit Shtetëror të Tetovës ka shënuar një spektër të gjerë të veprimtarisë arsimore, shkencore dhe profesionale. Ka botuar dhjetra punime shkencore në revista të ndryshme, ka marrë pjesë në simpoziume shkencore brenda shtetit dhe në simpoziumet ndërkombëtare jashtë shtetit dhe ka botuar një numër të konsiderueshëm për nevojat e studentëve të Departamentit të gjeografisë pranë Universitetit në fjalë dhe të shkollave të mesme profesionale. Në këtë rast po i përmendim disa prej tyre:
Punime shkencore
1. Migrimet e popullsisë në hapësirën e Pollogut të Poshtëm, Studime Gjeografike, 14, Tiranë 2000.
2. Vështrimi demografik i popullsisë së komunës së Tetovës “Studime Albanologjike”, Tiranë, 1998.
3. Arsimi shqiptar në lashtësi (periudha ilire), Vlera, Tetovë 1995.
4. Hapësira gjeografike shqiptare e Maqedonisë dhe integrimi i saj në tërë hapësirën shqiptare, Studime Gjeografike, Tiranë 1999.
5. Analizë e projeksionit hartografik të Republikës së Maqedonisë (përmbledhje punimesh i Simpoziumit Ndërkombëtar të Inxhinierëve të ndërtimtarisë II), Tetovë, 2005, (koautor).
6. Resurset natyrore të trojeve shqiptare në Maqedoni dhe roli i tyre në integrimin e tyre në mbarë trungun shqiptar, Tiranë, “Studime gjeografike”nr.12/1999.
7. Vështrimi demografik i popullsisë së komunës së Tetovës, “Studime gjeografike”nr.13, Tiranë, 2000.
8. Disa aspekte të shtimit natyror të popullsisë shqiptare në Maqedoni,”Studime gjeografike”, nr.15, Tiranë, 2001.
9. Disa aspekte demografike të shtimit natyror të popullsisë shqiptare në Maqedoni, “Studime gjeografike”, nr.14, Tiranë, 2001.
10. Karakteristikat demografike të popullsisë së komunës së Zhelinës, “Jehona”nr.1-2, Shkup, 2001.
11. Veçoritë socio-gjeografike të vendbanimeve rurale në trevat shqiptare në Maqedoni,”Studime gjeografike”, nr.18, Tiranë 2007.
12. Disa karakteristika fiziko-gjeografike të vendbanimeve rurale në trevat shqiptare në Maqedoni, “Acta lingua geographica”nr.1, Shkup, 2006.
13. Aspektet e zhvillimit historik dhe shoqërore - ekonomikë të qyteteve në Maqedoni dhe trevat shqiptare në të, Acta Lingua Geographica, nr. 2, Shkup, 2006.
14. Problemet e mbeturinave në komunën e Tetovës , Acta Lingua Geographica, nr.3, Shkup, 2006.
15. Veçoritë e lëvizjes natyrore të popullsisë së Maqedonisë dhe popullsisë shqiptare në të, Acta Lingua Geographic” nr. 4-5, Shkup, 2006.
16. Disa karakteristika natyrore-gjeografike dhe socio-ekonomike të vendbanimeve qytetare në trevat shqiptare në Maqedoni,”Universitas”, nr.6,7, Tetovë (Tetova)-Vjenë(Wienna), 2005.
17. Vështrimi historik i vendbanimeve dhe karakteristikat gjeografike të qyteteve në trevat shqiptare në Maqedoni,”Universitas” nr.8, Tetovë(Tetovo)-Vjenë(Wienna), 2007.
18. Tetova ndër shekuj, “Acta Lingua Geographica”, nr. 4-5, Shkup, 2008.
19. ..
Libra shkencorë
1.Popullsia dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni, “Idris Seferi”Kumanovë, 2006.
2.Popullsia e Pollogut të Poshtëm, Tetovë, 2000.
3.Pikpamjet demografike të popullsisë së komunës së Bërvenicës, Tetovë, 2001.
Tekste universitare:
1.Demogjeografia, “Eqerem Çabej”, Tetovë, 2008. :
2,Gjeografia e vendbanimeve, “Eqerem Çabej”, Tetovë, 2008.
3.Gjeomorfologjia, “Eqerem Çabej”, Tetovë, 2008.
4.Klimatologjia, “Eqerem Çabej”, Tetovë, 2008.
5.Gjeografia e komunikacionit, “Logos-A”, Shkup, 2006.
Dispensa për student:
1. Ekonomia e resurseve, (Fakulteti Ekonomik) Tetovë, 2001.
2. Gjeografia sociale, (Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Gjeografisë), Tetovë, 2006.
3. Gjeografia e popullsisë, (Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Gjeografisë), Tetovë, 2007.
4. ...

0 comments: